-
SHOP
Dërgesa në të gjithë Shqipërinë
Dërgesat brënda Tiranë falas
Bli me siguri
Produktet tona janë të çertifikuara
Pagesë në Dorëzim
Porosit tani, pagesën bëje kur të vjen produkti
- BEST SELLERS
- EXPLORE
- SHOP OUR INSTA
- GIFT CARD
Regjistrimi në këtë webfaqe ju lejon të përdorni statusin dhe historinë tuaj të porosisë. Thjesht plotësoni fushat më poshtë, dhe do të merrni një llogari të re të ngritur për ju në moment. Ne do t'ju kërkojmë vetëm informacione të nevojshme për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë procesin e blerjes.
Krijo një llogariAnullimi i Porosisë.
Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Alexandra Organic të kushteve të dorëzimit të parashikuar në pikën e fundit , duke njoftuar me email në adresën info@alexandraorganic.al ose në numrin e telefonit të shërbimit: +355 69 353 0465.
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Alexandra Organic vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.
Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga Alexandra Organic.
Kthimi i Produkteve.
Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Alexandra Organic, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga Alexandra Organic. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.
Dorëzimi i Produkteve
Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 1-2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Alexandra Organic. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Alexandra Organic për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.
Alexandra Organic, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.
Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Alexandra Organic për zëvendësimin e produktit.