Termat dhe Kushtet
Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
Alexandra Organic nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të Alexandra Organic. Alexandra Organic nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
Alexandra Organic nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Alexandra Organic apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Alexandra Organic përkatësisht.
Produktet dhe Çmimi.
Duke vizituar faqen Alexandra Organic Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e Alexandra Organic për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.
Alexandra Organic nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.
Alexandra Organic nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Alexandra Organic merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Alexandra Organic janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Alexandra Organic do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.